Pas 32 vitesh, orkestra simfonike e Shkodrës u rikthye në skenën e Teatrit “Migjeni”

schedule16:15 - 12 Prill, 2023

schedule 16:15 - 12 Prill, 2023

Orkestra Simfonike e Shkodrës u rikthye në skenën e Teatrit “Migjeni” me një koncert madhështor.

Nën dirigjimin e maestro Jetmir Barbullushit u ngjiten ne skene veprat e kompozitorëve shkodranë që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare.

I pranishëm në koncert ishte edhe Maestro Zhani Ciko i cili vlerësoi lart interpretimin e veprave. Ai u shpreh se skenës shqiptare i mungon muzika serioze dhe ky rithemelim i orkestrës simfonike të Shkodrës është një ngjarje e madhe për artin muzikor shqiptar.

“Një koncert ku s’di ç’të vlerësoj më parë., muzika e shkëlqyer, interpretuesit jashtëzakonisht të mirë me një pasion të madh dhe mbi të gjitha një publik i shkëlqyer, ky është një triumf i Shkodrës”, është shprehur dirigjenti Zhani Ciko.

51 instrumentist dhe 12 solist morën pjesë në këtë koncert të parë të orkestrës. Ata nuk mundën dot ti fshihnin emocionet e tyre për këtë dalje në skenë

Kam qenë pjesë e festivalit të fëmijëve ku më ka dirigjuar i madhi preng Jakova dhe sot kthehem pas 55 vitesh”, ka thënë soprano, Alberta Kaçaj.

Është një gjë e mrekullueshme, ajo që ka rëndësi është se u prit mirë edhe nga publiku” , është shprehur bariotoni Armando Likaj.

Unë me lot në sy por edhe publiku, për të përjetuar këtë moment”.

Dirigjenti i orkestrës Jetmir Barbullushi u shpreh se kjo është një punë e jashtëzakonshme.

“Jam shumë i kënaqur sot që kam një brez të ri muzikantësh, krahas pedagogëve dhe pjesës tjetër që të ruajmë traditën që kemi pasur”, ka thënë ai.

Koncerti i orkestrës simfonike të Shkodrës ishte edhe një homazh për veprat e pavdekshme të kompozitorëve shkodranë si Prenkë Jakova, Çesk Zadeja, Avni Mula dhe shumë të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!