Pas 3 ditësh i shtruar, Papa Françesku del nga spitali

schedule09:54 - 1 Prill, 2023

schedule 09:54 - 1 Prill, 2023

Papa Françesku ka dalë nga spitali Gemelli në Romë, ku prej pasdites së së mërkurës së 29 marsit ishte i shtruar në spital.

Papa do të kthehet në Casa Santa Marta, rezidenca e tij në Vatikan, ku nuk ka ndërmend të bëjë as një ditë pushim, pasi tashmë është konfirmuar që të dielën në mëngjes do të jetë në sheshin e Shën Pjetrit për Meshën e Palmave, e cila hap ritet e Javës së Shenjtë.

“Ekipi mjekësor që po ndjek gjendjen e Papa Françeskut, pasi vlerësoi rezultatet e analizave të kryera sot konfirmoi daljen nga spitalti të Atit të Shenjtë nga Poliklinika A. Gemelli të shtunën”.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i zyrës për shtyp të Vatikanit, Matteo Bruni.

Papa Françesku, gjatë shtrimit në Gemelli, shkoi për të vizituar fëmijët në departamentin e onkologjisë pediatrike të spitalit, duke u sjellë atyre rruzare, vezë çokollate dhe kopje të librit “Jezusi lindi në Betlehem të Judesë”.

Gjatë vizitës, e cila zgjati rreth gjysmë ore, Papa i dha sakramentin e pagëzimit një foshnjeje të quajtur Miguel Angel, disa javëshe.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!