Pas 2 vitesh pandemi, rikthehen gërmimet arkeologjike në vend

schedule16:49 - 15 Mars, 2022

schedule 16:49 - 15 Mars, 2022

Nga Leontina Nika

Pandemia ndërpreu ekspeditat arkeologjike përgjatë dy viteve. Drejtorja e Institutit të Arkeologjisë Belisa Muka, thotë se në mes të prillit gërmimet e para do të nisin në  Bushat të Shkodrës për  t’u  shtrirë gjeografikisht në 30  zona të Shqipërisë.

Synimi kryesor sipas arkeologes është që objektet e zbuluara të cilat ndërrojnë edhe datat historike të mos mbesin  në qark të mbyllur specialistësh, por të jenë më të prekshme për publikun e gjerë.

Objektet e dalë nga nëntoka pjesa më e madhe ruhen  në fondin e arkeologjisë, ndërkohë që shumë prej tyre ekspozohen në muze të ndryshëm në vend. /abcnews.al