Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas 18 vitesh gati projekt-drafti për pensionin, Ibrahimi: Të dëgjohen artistët

schedule16:02 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 16:02 - 22 Dhjetor, 2020

Nga Leontina Nika

Projektligji për pensionet e disa profesioneve të vështira  në art është një nga çështjet që prej  18 vitesh  zvarritet Megjithëse  për herë të parë ka një projekt draft  prej 11 nenesh të hartuar  nga Sindikata e Artistëve.

Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë me president, Reshat Ibrahimin i kërkon ministrisë që të bllokojë këtë kohë ecurinë e punës me projektligjin për shkak se duhet të marrë mendimin e unifikuar i artistëve.

“Me sa di Ministria e Financave e ka dhënë përgjigjen pozitive për këtë projekt.  Në këtë rast Ministria e Kulturës do të fillojë punë në lidhje me ministritë e tjera. Por ne kemi ndaluar me Ministritë e tjera  sepse ne duam që para se qeveria ta kalojë duhet të merret vendimi i artistëve për këtë projekt. Tani momenti është i vështirë dh është e pamundur të merren këto vendime dhe kemi kërkuar një afat të dytë”, shprehet ai.

Reshat Ibrahimi gjithashtu ka bërë me dije se kanë kërkuar në Ministri të Kulturës, që 45 vjeç të jetë mosha e pensionit për gratë dhe 50 burrat, kjo për artistët e ansambleve, balerinët dhe artistët e cirkut. Tre gjini arti që futen te profesionet e vështira.

“Është skandaloze që me ligjin aktual të vitit 2014, gruaja del në pension 58 vjeçe e 4 muaj me 35 vite kontribute,  ndërsa burri del 63-vjeç me kontribut 36-vjet. Është e pamundur që një valltar të performojë në skenë në këtë moshë”, thotë ai.

Sipas tij, koristët dhe solistët e operës dhe ata që janë orkestrantë të frymës të jetë mosha 57 për gratë dhe 60 burrat për daljen në pension.

Paga e pensionit të një artisti varion nga 2200 deri në 3000 mijë lekë ndaj në  projektligj kërkohet pensionin suplementar për to.

“2.5% kemi kërkuar ne për çdo vit punë vjetërsi në profesion”, tregon ai.

Reshat Ibrahimi thotë se artistëve  prej 8 vitesh nuk u është rritur  asnjëherë rroga edhe pse sistematikisht është kërkuar rritje me 10 për qind, gjithashtu sipas tij prej 3 vitesh nuk kanë përfituar as indeksim të rrogës siç e 4 parashikon ligji.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!