Pas 15 vitesh Fitnete Tuda merr vendimin për t’u rikthyer në skenë: Kam gati këngën

schedule08:02 - 4 Janar, 2021

schedule 08:02 - 4 Janar, 2021

Fitnete Tuda, një ndër zërat më të dashur për publikun shqiptar në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” foli për rrugëtimin e saj në muzikë. E distancuar prej vitesh nga skena, këngëtarja e mirënjohur spikati me këngën që u kthye menjëherë në një hit “Shi bie në Tiranë”.

Këngëtarja shprehu dëshirën për të sjellë një album për fansat, një bashkim i kompozimeve të reja me këngët legjendare të saj. “Është mirë që ashtu siç është një libër për një shkrimtar, ashtu është dhe një album muzikor për një këngëtar.

Ideja për t’i risjellë me një cilësi më të mirë, me një riorkestrim dhe me një cilësi më të mirë, me këngë të reja për t’i mbledhur me ato që kam kënduar në festivale në një album. Kjo do të ishte më e mira. Studiot janë më të mira dhe do të ishte një dhuratë shumë e bukur për publikun.”, u shpreh artistja.

Më tej, ajo zbuloi se mund të jetë pjesëmarrëse e edicionit të ardhëm të Festivalit të Këngës. “Kam dëshirë për një rikthim dhe pse jo për Festivalin e ardhshëm. Dëshira është dhe kënga është. Kam dy këngë dhe besoj se janë të bukura. Besoj se do të pranohet, të konkurroj ashtu siç është procedura.“, theksoi më tej këngëtarja. /abcnews.al