Parukieri 13-vjeçar “bën namin” në Kosovë: Nuk ndalem, edhe pse më thonë që është profesion për vajza

schedule10:55 - 15 Mars, 2023

schedule 10:55 - 15 Mars, 2023

Ylli Imeri është vetëm 13-vjeç dhe është bërë shumë i suksesshëm në Kosovë. Ai ka zgjedhur që në këtë moshë profesionin e tij të së ardhmes dhe padyshim ka nisur ta ushtrojë, duke marrë goxha rezultate.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ylli ka treguar se fillimisht ka parë tezen e tij, e cila është parukiere dhe aty ka nisur të merret me modelet e flokëve. Ai ka thënë se herë pas here është hasur dhe me paragjykime, por që nuk e kanë penguar të heq dorë nga ëndrra e tij për t’u bërë një parukier i famshëm.

“Kam parë tezen fillimisht që ka qenë parukiere. Më pas kam parë në rrjetet sociale edhe parukiera të tjerë. Kur kam blerë paruken i kam blerë një dhuratë mamit dhe ka qene modeli i parë që kam bërë. Nuk kam pasur asnjë person kundër kur kam bërë modelin e parë të flokëve, më kanë përkrahur të gjithë, nga prindërit te shoqëria. Unë mendoj që deri në fund do të mbaj këtë profesion.

Ka shumë njerëz që më shkruajnë se pse bën këtë, ky është profesion për femra, nuk është për ty. Mirëpo, unë kam për të ndjekur rrugën time dhe nuk do të ndalem. Nuk i kthej përgjigje, është mendimi in tyre personal.

Unë videot e mija i kam postuar në rrjetet sociale, në Instagram. Pastaj më kanë ftuar edhe nëpër emisione në Kosovë, ku kam takuar edhe Kaci Lleshin, një nga parukierët më të njohur”, u shpreh Ylli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!