Justin Timberlake ka shprehur dashurinë e tij për Jessica Biel për përvjetorin e saj të 39-të. Këngëtari 40-vjeçar ndau në rrjete sociale disa foto të tyre së bashku gjatë gjithë viteve, shoqëruar me disa fjalë të ëmbla për nënën e fëmijëve të tij.
“Urime ditëlindjen personit tim të preferuar në botë, personi më i fortë, më qesharak, më i mirë, më i ndritshëm dhe mami/ partnerja/ BOSSI-i më i bukur që ekziston. Unë jam me fat të mësoj nga ty, të qesh me ty dhe të festoj çdo ditë. Por, sot ne e bëjmë atë me [tortë] !!!! “, shkroi Timberlake, me të cilin Biel ndan djemtë Silas dhe Phineas.
Postimi i ëmbël i Timberlake vjen rreth një muaj pasi festoi 40 vjetorin e tij të lindjes, një moment historik për të cilin Biel tregoi gjithashtu dashurinë e pakushtëzuar ndaj tij. “Nuk ka askënd me të cilin argëtohem më shumë, qesh më shumë, ndjehim më mirë dhe kam më shumë momente historike sesa me ty”, shkroi Biel në atë kohë. /abcnews.al