Partneri i saj iu fut muzikës, Dua Lipa më krenare se kurrë

schedule15:58 - 22 Prill, 2021

schedule 15:58 - 22 Prill, 2021

Dua Lipa dhe Anwar Hadid po shijojnë prej kohësh historinë e tyre të dashurisë. Këngëtarja shqiptare po kalon periudhën më të artë në muzikë dhe partneri i saj ka qenë gjithmonë pranë saj për ta mbështetur. Tashmë dhe Anwar i është futur muzikës dhe ka publikuar këngën e tij të parë.

Modeli 21-vjeçar publikoi këngën e titulluar “Off@Night” të mërkurën dhe sigurisht mbështetësja më e madhe e tij ishte Dua Lipa. Këngëtarja shqiptare ka publikuar disa foto dhe video me partnerin në rrjete sociale, nga festimet në një restorant në Londër një ditë më parë, ku shprehet se është krenare për të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Krenare për ty dashuria ime”- ka shkruar këngëtarja krahas postimi. Gjithashtu dhe motra e madhe, Bella Hadid u sigurua që ta uronte siç duhet vëllain e saj duke ndarë këngën e tij me ndjekësit në Instagram. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!