Khloe Kardashian ka kërcënuar se do të padisë gruan e cila pretendon se ka një fëmijë me partnerin e saj, Tristan Thompson. Ky i fundit është vënë sërish në qendër të akuzave se e ka tradhëtuar sërish yllin televiziv. Sipas TMZ, Khloe do t’i drejtohet gjykatës pasi Kimberly Alexander pretendon se Tristan është babai i djalit të saj 4-vjeçar.
Drama filloi kur Kimberly publikoi një bisedë në Instagram, në të cilën pretendonte se kishte folur me Kardashian. Por thuhet se ajo ka falsifikuar bisedën për t’u dukur sikur në të vërtetë kishte marrë një mesazh nga ylli i realitetit. Avokati i Khloe deklaroi se Tristan i është nënshtruar testit të atësisë dhe ka rezultuar se nuk është babai i djalit të saj.
Në një deklaratë për E News të dhënë më parë, Kimberly pohoi se nuk e besonte këtë pasi familja Kardashian kishte ndikuar tek rezultati. Megjithatë, burime pranë çiftit kanë konfirmuar se këto thashetheme nuk kanë ndikuar në lidhjen e Thompson dhe Kardashian dhe se ata janë të fokusuar më shumë se kurrë në zgjerimin e familjes. /abcnews.al