Partizani zyrtarizon largimin e Markut, Vllaznia e pret

schedule13:19 - 28 Qershor, 2022

schedule 13:19 - 28 Qershor, 2022

Herald Marku është larguar zyrtarisht nga Partizani dhe pritet që të zyrtarizohet te Vllaznia, pas akordit të arritur.

Klubi i kuq ndërkohë doli me deklaratë: “FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Herald Markun.

Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve duke i dhënë mundësi Markut jetë një lojtar i lirë.

FK Partizani falënderon Herald Markun për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij sportive”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!