Partizani, trajneri Gega plot besim ndaj Teutës

schedule08:00 - 17 Mars, 2019

schedule 08:00 - 17 Mars, 2019

Partizani ka nxjerrë mësime nga humbja me Luftëtarin në Kupë dhe është optimist për duelin e Superligës me Teutën. Trajneri Gega flet për gjendjen e ekipit në prag të ndeshjes me rivalin për titull.

Një humbje vështirë se sjell tronditje të madhe te kjo skuadër. Partizani u përgatit, në dukje i qetë, për ndeshjen e Superligës ndaj Teutës, i bindur në forcat e veta dhe në diferencën prej 6 pikësh me vendin e dytë, Kukësin. Barazimi në derbi për kampionatin, dhe disfata në Kupë ndaj Luftëtarit, nuk duket se e kanë prishur qetësinë e trajnerit Skënder Gega.

“Janë sfida të rëndësishme këto me Teutën e Kukësin. Gjithsesi janë edhe 11 ndeshje. Nuk mund të themi se vendosen tani përqindjet. Do mundohemi t’i marrim maksimumin dhe të mundohemi të gabojmë sa më pak. Shpresoj që rivalët të gabojnë. Është rrugë e gjatë deri në fund”.

Partizani do të vazhdojë të ketë mungesa, si Hilën dhe Idrizajn, por gjithsesi, Gega ka mundësi zgjedhjeje, pra në fushë mund të hedhë një formacion të fortë.

Kryeqytetasit janë në krye të Superligës me 50 pikë ndaj 44 të Kukësit./abcnews.al