“Partizani s’më lë shijen e kampionit, kur do e shohim ekipin e Sormanit?”

schedule23:49 - 10 Shkurt, 2020

schedule 23:49 - 10 Shkurt, 2020

Ermal Tahiri, ish-futbollisti i kombëtares dhe Dinamos, është i ftuar në emisionin “Pressing” në “ABC News”, si çdo të hënë. Ai analizoi Partizanin dhe theksoi se problemi kryesor është sulmi. “Sormani nuk po gjen sulmuesin, edhe pse i ndryshon. Nuk po gjejnë rrugën e rrjetës.

Kjo është problematika më e madhe, ndaj edhe u prit penalltia. Në Gjirokastër ishte portieri që shënoi. Luftëtari është për t’u admiruar, por janë të rinj dhe kanë luhatje. Ata ndalën Kukësin dhe pësuan pesë gola më pas. Për Partizanin e kishim parashikuar që do i merrnin pikët e plota me Luftëtarin dhe Flamurtarin”.

“Nuk më lënë shijen e kampionit, që futeshin në fushë dhe bindin. Qoftë duke fituar edhe 1-0”, u shpreh Tahiri. Për të kuqtë foli edhe menaxheri Andi Matraxhiu, i cili  ngre një pyetje. “Jam dakord me Starovën që thotë se nga kriza dilet gradualisht, por pyetja është kur do ta shohim Partizanin e Sormanit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!