Partizani, Skënder Gega: Në Kamzë, vetëm për fitore

schedule17:37 - 23 Gusht, 2018

schedule 17:37 - 23 Gusht, 2018

Partizani do të harrojë ndeshjen me Skënderbeun, dhe dënimin e Federatës, dhe do të përqendrohet tek sfida me Kamzën. Trajneri Gega dhe mesfushori Trashi flasin për shanset e kryeqytetasve në këtë sezon.

U humb jo vetëm një ndeshje, por edhe tifozët. Sfida e Korçës rezultoi tërësisht negative për Partizanin, i cili do të jetë 4 ndeshje pa spektatorë në vijim të Superligës. Trajneri Skënder Gega spjegon se përse dënimi i Disiplinës i duket i rëndë.

Skënder Gega: “Ajo që ndodhi nuk ishte e pëlqyeshme. Nuk mund të marr përsipër se nuk është puna ime, por dënimet kolektive janë içikë të tepruara sepse nuk është ajo pjesë e tifozërisë sonë që na mbështet gjithandej dhe jemi me fat që i kemi. Por Partizani ka tifozë dhe dashamirës në të gjithë Shqipërinë edhe besoj se nuk e meritojnë të mos jenë në stadium herën tjetër”.

Skënderbeu mbeti prapa, tani vjen takimi në fushën e Kamzës.

Skënder Gega: “Unë besoj se është ndeshje shume e vështirë. E kemi parë Kamzën dhe do e shohim prapë në ditët në vijim. Ekipi është shumë shumë mirë fizikisht, por nga ana tjetër jemi të gjithë të bashkuar. Në Kamzë shkojmë vetëm për fitore dhe është e vetmja rrugë për ne”.

Disfata me kampionët sikur zbehu besimin se Partizani lufton për titull.

Skënder Gega: “Unë asnjëherë nuk e ka shprehur që jemi për kampion, jo për të qenë modest. As për të ulur presionin, por kam dashur t’i besoj çdo dite në punë, por edhe në ndeshje. Nuk ka ndodhur asnjëherë në histori që një ekip fiton kampionatin duke fituar ndeshjen e parë”.

Mesfushori Trashi thotë se skuadra është më e bashkuar, dhe pa problemet e vitit të kaluar.

Lorenc Trashi: “Kanë kaluar të gjitha ato problemet që kanë qenë. Është futur një klimë tjetër tashmë në ekip. Janë ndarë disa gjëra. Kush do të jetë kapiteni, kush do jetë zëvendëskapiteni. I kemi zgjedhur ne lojtarët vetë. Kjo është gjë e mirë në ekip sepse nuk ka përplasje dhe hatërmbetje në lidhje me shiritin dhe jemi shumë të qetë nga kjo”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!