Partizani reagon për ndarjen nga jeta të ish-portierit të kuq: Lamtumirë kampioni ynë!

schedule10:40 - 6 Tetor, 2022

schedule 10:40 - 6 Tetor, 2022

Ditën e djeshme futbolli shqiptarë mori një lajm të trishtë, teksa mësoi se është ndarë nga jeta një prej ikonave të futbollit shqiptarë.

Sulejman Maliqati u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare, ndërsa në karrierën e tij ka qenë një lojtar i Partizanit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi i kuq kujton ish-portierin, duke shprehur keqardhjen për ndarjen e tij nga jeta.

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta në moshën 94 vjeçare të ikonës së klubit tonë dhe futbollit shqiptar Sulejman Maliqati. Titullar për 14 sezone me Partizanin gjatë periudhës 1950- 1964, Maliqati u shpall 7 herë kampion i Shqipërisë.

I njohur nga të gjithë me pseudonimin “Macja e Zeze”, heroi i Lajpcigut, Maliqati është cilësuar portieri më i madh shqiptar i të gjitha kohërave që ka mbrojtur portën e Partizanit dhe ekipit tonë përfaqësues.

Në karrierën e tij të artë që nuk përdori asnjëherë dorezat, përveç trofeve të fituar në fushë, Maliqati është nderuar edhe me titujt, “Mjeshtër i Merituar i Sportit” dhe “Nderi i Kombit”.

I paharruar do të mbetesh kampioni ynë Sulejman Maliqati”, ka shkruar klubi i kuq.

/f.a/abcnews.al