Partizani pranë rikthimit të madh, hap thesin për mbrojtësin e njohur

schedule12:20 - 29 Gusht, 2022

schedule 12:20 - 29 Gusht, 2022

Partizani është afër rikthimit të Albion Markut në skuadrën e kuqe. Mbrojtësi ishte i huazuar vitin e shkuar nga Lokomotiva e Zagrebit, teksa në verë ai u largua nga “demat” dhe më pas u nda edhe me klubin kroat.

Sipas “Panorama Sport” lojtari 21-vjeçar është parë ditën e djeshme në ambientet e demave, teksa bisedimet vazhdojnë mes palëve.

Edhe pse lojtari pritet të kalojë me kosto zero te Partizani, këto të fundit duhet të derdhin në arkat e Laçit plot 30 mijë euro, si taksë formimi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!