Partizani nuk pret dhurata për titullin, trajneri Gega i përgjigjet trajnerit të Kukësit

schedule15:40 - 10 Shkurt, 2019

schedule 15:40 - 10 Shkurt, 2019

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, nuk mendon se skuadra e tij po merr dhurata në rrugën e saj drejt titullit. Ai iu përgjigj akuzave të bëra pas ndeshjes së fituar në fushën e Kamzës.

Ndeshja u fitua, por trajneri u ngacmua për diçka tjetër.

Skënder Gega, më shumë sesa për suksesin ndaj Kastriotit në Superligë, u detyrua të përgjigjej për atë që u quajt dhuratë, tripikëshin e marrë një javë më parë në fushën e Kamzës.

Ish-ylli i Vllaznisë, Edi Martini, hodhi dyshime mbi ndershmërinë e ndeshjes, ndërsa trajneri I Kukësit, Cungu, deklaroi së fundmi se ndaj ekipit të tij luhet fort, ndërsa skuadra të tjera marrin dhurata.

Gega: “Unë du dhutatë nga lojtarët e mi, të shënojnë gol, të lujnë mirë, të fitojnë. Ekipi im duhet të jetë i përgatit për çdo lloj ekipi, nuk është puna ime të merem me kundërshtarët e Kukësit. Këtë vit po punohet mirë e shpresojmë të vazhdojmë kështu, po shpresojmë kundër Laçit”.

Gega u shprej pjesërisht i kënaqur për lojën e skuadrës, me kritika për pjesën e parë, ndërsa tregoi edhe për dëmtimin e mbrojtësit Rexhepi.

Gega: “Pjesa e parë nuk ishte ajo që kërkonim, meritë e Kastriotit. Pjesa e dytë jam jashtëzakonisht i kënaqur. Rexhepi do fillojë terapinë që sot, shpresojmë të rekuperohet shpejt”.

Partizani po ndihmohet gjithnjë e më shumë nga Bruno Telushi, shënuesi më I mirë, autor I 5 golave këtë sezon.

Telushi: “Partizani nuk varet nga Telushi, pozicioni im është i rëndësishëm, por dhe çunat e tjerë japin maksimumin”.

Partizani kryeson renditjen e Superligës me 43 pikë pas 21 ndeshjeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!