Partizani mendon për skuadrën europiane, drejtuesit “peshkojnë” në Superiore e Kosovë plot 4 lojtarë

schedule09:23 - 11 Qershor, 2022

schedule 09:23 - 11 Qershor, 2022

Partizani po punon fort gjatë kësaj periudhe për të ndërtuar skuadrën e garave evropiane, pasi në fund të kampionatit janë pozicionuar në vendin e 3-të.

Në këto kushte drejtuesit e kuq kanë pikasur disa lojtarë që kërkojnë të përforcojnë skuadrën, teksa në radarët e tyre kanë rënë lojtarë të Superiores por edhe të Superligës së Kosovës.

Sipas “Panorama Sport” Fjoard Jonuzi i Vllazninë, Uerdi Mara i Skënderbeut, Endrit Krasniqi i Prishtinës, ndërsa sipas “SuperSport” dhe Gledi Mici i Prishtinës janë dëshirat e demave për t’i transferuar në kryeqytet.

Drejtuesit e kuq kanë bërë edhe kontaktet e para me futbollistët për të bërë të mundur arritjen e marrëveshjeve me lojtarët. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!