Të gjitha ekipet rreth Europës janë me pushime, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Edhe në Shqipëri, skuadrat kanë pasur disa ditë pushime. Partizani, pas tre ditësh pushimesh, është rikthyer në fushat e blerta.
Trajneri Franco Lerda dhe stafi i tij teknik kanë kryer sot një seancë thuajse të plotë stërvitore, pavarësisht se grupi i lojtarëve nuk ka qenë i plotë. Alban Hoxha, Lorenc Trashi, Brown, Mala dhe Livio Malaj janë të grumbulluar me kombëtaret dhe nuk ishin prezentë në stërvitje.
Seanca të plota kanë kryer të gjithë pjesa tjetër e lojtarëve. Asani, Çinari, Cordeiro, Solomon e disa titullarë të tjerë kanë marrë ngarkesat e duhura dhe vazhdojnë kështu përgatitjet për rifillimin e kampionatit, dy javë më vonë./abcnews.al