Partizani-Kukësi me orar të ri, FSHF merr vendimin e detyruar

schedule13:38 - 4 Qershor, 2020

schedule 13:38 - 4 Qershor, 2020

FSHF ndryshon orarin e ndeshjes kryesore të javës së 28-të në Superiore. Partizani-Kukësi ishte programuar të luhej në orën 20:00, por kjo nuk do të ndodhë. Arsyetimi i bërë për këtë ndryshim është një problem në kullat e ndriçimit të stadiumit “Selman Stërmasi”.

Kështu, të gjitha takimet e së dielës do të luhen prej orës 17:00. Spikatin disa ndeshje interesante këtë javë, siç janë Laçi-Vllaznia dhe Bylis-Teuta, ndërkohë që ka edhe takime të tilla si ato në Gjirokastër e Vlorë, ku miqtë janë favoritë.

Tirana përballet me Luftëtarin dhe synon tre pikët, sikurse edhe Skënderbeu ndaj Flamurtarit. Gara për Europën është mjaft interesantë, ndërkohë që sa i takon titullit, bardheblutë vijojnë të ruajnë diferencën prej 9 pikësh me Kukësin. /abcnews.al