Partizani kompleton sulmin, zyrtarizon ganezin e Skënderbeut

schedule12:19 - 19 Gusht, 2022

schedule 12:19 - 19 Gusht, 2022

Alfred Mensah, autor i 9 golave vjet me Skënderbeun në Superiore, ka nënshkruar me Partizanin dhe do të vijojë të jetë pjesë e elitës së futbollist shqiptar.

Ganezi pati një opsion për të kaluar në Izrael, por korçarët nuk e lëshuan lehtë. Tashmë Mensah po mendon për aventurën e re, me “Demat e kuq”.

“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Alfred Mensah. 23-vjeçari ka nënshkruar me klubin kontratën të vlefshme deri në vitin 2025.

Sulmuesi nga Gana do të jetë pjesë e të kuqve, pas dy sezoneve me Skënderbeun”, shkruhet në njoftimin e klubit të Partizanit, që kompleton edhe repartin e avancuar. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!