Partizani-Kastrioti kërkojnë vazhdimësinë, formacionet zyrtare

schedule12:59 - 22 Janar, 2022

schedule 12:59 - 22 Janar, 2022

Partizani dhe Kastrioti do të përballen në “Elbasan Arena” në sfidën e javës së 17-të të Abissnet Superiores.

Një takim interesant mes dy skuadrave, që do kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

Demat dhe krutanët vijnë pas fitoreve të arritura në javën e 16-të dhe në këtë sfidë janë më të motivuar se kurrë për të korrur edhe fitoren e radhës.

Dritan Mehmeti dhe Emiliano Çela kanë vendosur edhe për lojtarët që do të hedhin në fushën e lojës, duke iu dhënë fund edhe dilemave të tyre, teksa do të debutojë edhe Sherif Kallaku.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha; Sota, Belica, Bitri, A. Marku; Rrapaj, H. Marku, Kallaku; Junior, Mala, Skuka.  Trajner: Dritan Mehmeti

Kastrioti:  Sali; Rami, Hussein, Dida, Neziri; Onanuga; Hasani, Henry, Greca, Kodra; Kaina.  Trajner: Emiliano Çela.  /f.a/abcnews.al