Kukësi po tenton të afrojë në skuadër mbrojtësin Eneo Bitri. Shtatlarti është lojtar i lirë, pas largimit nga Astana ku ishte 6 muaj e parë të këtij sezoni.
“Panorama Sport” shkruan se verilindorët i kanë bërë një ofertë dhe tani mbetet të shihet nëse Bitri do ta pranojë.
Për mbrojtësin interesohet edhe Partizani dhe dera i është lënë hapur, edhe pse vetë Bitri pret lajme nga menaxheri i tij për të luajtur jashtë Shqipërisë. / abcnews.al