Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Partizani”, GJKKO rrëzon Berishën: Aktet hetimore të SPAK janë të vlefshme

schedule12:21 - 10 Nëntor, 2025

schedule 12:21 - 10 Nëntor, 2025

Gjykata e Posacme e Shakllës së parë, ka rrëzuar të hënën rreth 13 kërkesa paraprake të bëra nga ish kryeministri Sali Berisha dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehur të tjerë në procesin gjyqësor për afërn korruptive të ish kompleksit Partizani.

Kërkesat u bënë në seancën e 13 tetorit, ku kërkohej pavlefshmëri e akteve hetimore nga Prokuroria e Posacme SPAK, me pretendimet që janë bërë shkelje të ligjit. Gjykata e Posacme, argumentoi se këkresa e bëra nga Berisha dhe avokatët e tij janë të pabazuara në ligj duke vendosur mospranim të tyre. Trupa gjykuese vërejti se pretendimet për tejkalim kompetencash nga SPAK nuk qëndrojnë.  Më tej Gjykata e Posacme, rrëzoi të gjitha pretendimet që lidhen me masat e sigurimit, pasi sipas tyre janë shqyrtuar tashmë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe të mbështetuara në ligjin aktual shqiptar.

Gjykata rrëzoi edhe një kërkesë që lidhje me tejkalimin e kompetencave nga SPAK dhe sukuestrot duke e cilësuar po ashtu të pabazuara në ligj. Sipas trupës gjyqsore sekuestrimet e kryera në “Studio Pustina” dhe të dhënat e marra nga shoqëria “Homeplan” janë të ligjshme, por gjykata ka konstatuar se të dhënat e përfituara nga pajisjet që u janë kthyer më pas të pandehurve janë të papërdorshme.

Në të njëjtën seacnë, Gjykata e Posacme, rrëzoi një tjetër kërkesë, atë të mbrojtësve të “Kontakt” SHPK. Për ndarjen e cështjes dhe gjykimin me procedurë të shkurtuar. Sipas argumentimit të gjykatës nëse kjo do të ndodhte do të cënonte procesin e gjykimit.

Për afëren e privatizimit të ish Kompleksit Partizani, Berisha po gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi sipas SPAK,, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura disa miliona euro në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!