Abissnet Superiore u rikthye një ditë më parë me dy ndeshje shumë të luftuara, por që nuk prodhuan asnjë gol. Sot në program janë edhe dy duele të tjera, që do të luhen prej orës 13:45.
Egnatia, që e mbylli vitin me një fitore kundër Teutës, pret Partizanin në Rrogozhinë dhe kërkon vazhdimësinë, ndërsa të kuqtë reagimin pas disfatës në derbin me Tiranën.
“Demat” tani kanë një trajner të ri, Dritan Mehmetin, dhe shumë lojtarë do tentojnë të tregojnë veten për t’u kthyer në titullarë bazë. Takimi tjetër zhvillohet në Kamzë.
Kastrioti kërkon të mbijetojë dhe duhet të mundë kampionët në fuqi. Teuta e di që vetëm tre pikët u bëjnë punë dhe do japë maksimumin për t’ia arritur qëllimit. Presioni është tek ata, sidomos pasi e mbyllën vitin me humbje.