Partizani do të kërkojë lojë dhe fitore me Kukësin

schedule16:05 - 25 Maj, 2019

schedule 16:05 - 25 Maj, 2019

Partizani do të respektojë deri në fund kampionatin dhe do të synojë fitoren ndaj Kukësit. Trajneri Skënder Gega kërkon respektim të tifozëve dhe sqaron takimin me presidentin e Skënderbeut, Takaj.

Nuk do të jetë një punë angari. Partizani do të vlerësojë maksimalisht ndeshjen ndaj Kukësit në “Selman Stërmasi”, edhe pse e ka fituar ndërkaq titullin e Superligës.

Trajneri Skënder Gega gjykon se ka arsye të forta për të luajtur seriozisht, duelin e javës së parafundit. Gjatë sezonit nuk kanë munguar ngacmimet, siç ishte ai i presidentit kuksian, Gjici, për gjunjët e Partizanit.

Tre lojtarë të Partizanit u thirrën në kombëtare nga trajneri i ri, Edi Reja. Një takim i Gegës me presidentin e Skënderbeut, Takaj, ka bërë që të lindin spekullime./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!