Partizani dhe Egnatia bëjnë afrimet e radhës, priten vetëm zyrtarizimi

schedule10:03 - 20 Janar, 2022

schedule 10:03 - 20 Janar, 2022

Partizani ka arritur akordin me një mbrojtës brazilian për të cilin pritet vetëm zyrtarizimi që sipas “Panorama Sport” mund të bëhet ditën e sotme.

Mbrojtësi brazilian, Fernandinjo, i cili deri në dhjetor ishte pjesë e Makedonija GP në Maqedoninë e Veriut, pasditen e djeshme ka mbërritur në Tiranë dhe pritet që sot të firmosë kontratën me Partizanin.

Fernando Augusto luan në të majtë të mbrojtjes dhe zbarkon te të kuqtë si zëvendësues i Emiljano Mustës.

Edhe Egnatia ka arritur të marrë një tjetër lojtarë për të përforcuar skuadrën. Rrogozhinasit kanë menduar të përforcojnë portën e tyre, teksa në stërvitje me ta është parë një portier brazilian.

Bëhet fjalë për Xhovani Porfirion, i cili do të jetë një armë e shtuar për skuadrën e drejtuar nga Zekirija Ramadani.

Ndërkohë rrogozhinasit nuk mjaftohen më kaq, teksa kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshjen edhe më një zëvendëstrajner Françesko Vitobelo, duke qenë krahu i djathtë i trajnerit Zekirija Ramadani. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!