Futbollistët e “Partizanit” që do të ndeshen në Kazakistan të enjten me Astana, takim i i vlefshëm për raundin play-off të Conference League, kanë pasur një pritje emocionuese në aeroportin ndërkombëtar të këtij vendi “Nursultan Nazarbayev International Airport”.
Disa tifozë të vegjël në moshë e kanë surprizuar skuadrën shqiptare në aeroportin e Astana me pritjen e tyre, duke i kërkuar foto./h.ll/abcnews.al