Partitë serbe në Kosovë krijojnë koalicion të gjerë parazgjedhor kundër listës serbe

schedule14:12 - 28 Gusht, 2019

schedule 14:12 - 28 Gusht, 2019

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, partitë rivale serbe vendosin të sfidojnë Listën serbe. Ata kanë krijuar një koalicion të gjerë parazgjedhor për të garuar në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Disa parti politike serbe janë bashkuar për të garuar në një koalicion të gjerë në zgjedhjet 6 tetorit.

Këtij koalicioni të cilit i prin Sllavisha Petkoviq i janë bashkuar partia e Nenad Rashiqit, ajo e Rada Trajkoviqit dhe Dragisha Miriqit.

Qëllimi i tyre është që qytetarët serbë të kenë një alternativë më shumë karshi Listës Serbe e cila konsiderohet partia më e madhe serbe në Kosovë.

“Për shkak të mënyrës se si vepron Lista Serbe , jemi të detyruar të bashkohemi dhe dhe ti kundërvihemi kësaj partie me idetë tona. Marrëveshja është arritur kemi vënë principet e koalicionit dhe jemi të hapur për të gjithë që duan të na bashkohen”, tha Sllavisha Petkovic nga Koalicioni i Gjere i Partive Serbe.

Edhe Partia e Pavarur Liberale Serbe është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por ankohet në fushatën agresive të Listës Serbe.

 

Sic e shihni fushata ende nuk ka filluar ndërsa ata (Lista Serbe) kanë filluar me kërcënime të kundërshtarëve politik. Ata kanë filluar të marrin madje edhe anëtarë të partive kundërshtare në partinë e tyre, dhe sikur kjo nuk mjafton ata po merren edhe me shpifje ndaj nesh. Kjo është mënyra në të cilën ata funksionojnë qe 5 vjet që kur kanë hyrë në politikë. Atfosfera edhe në këto zgjedhje duket se do të jetë e njëjtë. Ne nuk jemi organizatë mafioze e as kriminale. Kushdo të vij vjen e kushdo shkon. Është vullnet i tyre i lirë”, tha Sllobodan Petrovic nga Partia e Pavarur Liberale Serbe.

Lista Serbe do të marrë vendimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor në Kosovë, pas konsultimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Konsultimet priten gjatë dhjetë ditëve të ardhshme në Beograd.

Kjo parti e ka përkrahjen e Beogradit dhe direkt të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!