Tiranë- Analisti Roland Bejko në studion e “ABC News”, komentoi ecurinë e zgjedhjeve dhe numërimit të votave.
Bejko u ndal tek partitë e reja, më konkretisht të “Shqipëria Bëhet”, dhe figura e Adriatik Lapaj.
Sipas analistit Bejko, Adriatik Lapaj po ripërsëriste vetveten dhe se nuk pati sipas tij çfarë t’i ofronte publikut për të pasur një tjetër rezultat nga ai i arritur.
“Në mos me arsye, me intuitë, votuesi kërkon disa elemente te figurat politike. Dhe ka nuhatjen ta kuptojë nëse e ka formimin. Dhe Lapaj filloi të ripërsëriste veten, nuk u ngrit dot më lart. Shabani vinte me një natyrë më intelektuale. Nuk vinin dot si figura. As teknicienë, asgjë. Shabani ishte i pamjaftueshëm. Dhe është momenti i votës së dobishme të cilët njerëzit mendojnë që nëse e çoj atje më shkon dëm”, tha Bejko.
Më tej theksoi se partitë e reja e kishin terrenin, por nuk ditën se si të depërtonin tek qytetarëve.