Partia e Merkel përjashton mundësinë e lëshimeve për emigracionin me SPD

schedule15:20 - 25 Janar, 2018

schedule 15:20 - 25 Janar, 2018

Unioni Kristian Democrat i Angela Merkel nuk do të bëjë asnjë lëshim për kërkesat e SPD të Martin Shulc, në bisedimet për formimin e qeverisë së re në Gjermani. Social Demokratët kërkuan disa ndryshime sa i përket çështjes së emigracionit.

Zyrtarët e lartë të bllokut konservator të partisë së kancelares Angela Merkel theksuan të enjten se nuk do të lëshojnë terren për Social Demokratët e SPD për çështjen e emigracionit, në një kohë kur dy forcat politike përgatiten të fillojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re. Partia e drejtuar nga Martin Shulc aprovoi të dielën nismën për negociatat me Unionin Kristian Demokrat, pavarësisht se anëtarë të shumtë ishin skeptikë lidhur me një koalicion të madh që ka qeverisur në Gjermani që prej 2013.

SPD mori rezultatin më të keq në zgjedhjet federale në shtator të 2017, ndërsa frikësohet për një rënie të mëtejshme.

Emigracioni do të jetë një ndër çështjet më të diskutuara në bisedime, me konservatorët e Merkel që kërkojnë një linjë të fortë për të parandaluar një humbje në vota ndaj forcës së ekstremit të majtë, Alternativa për Gjermaninë AFD, kurse SPD ka një qasje më shumë miqësore për emigracionin. Julia Kloeckner, deputete e CDU thotë se akordi I arritur mes koalicionit për të pritur deri në 220 mijë refugjatë në vit ishte thelbësor.

“Ne nuk duam më shumë emigracion dhe sigurisht jo një emigracion të pakontrolluar”, shprehet ajo. Ndërsa një zyrtar u partisë aleate të kancelares Merkel, Bavarezët e CSU theksojnë se nuk do të bëjnë asnjë lëshim për Social Demokratët lidhur me çështjen e bashkimit familjar të refugjatëve.

Marrëveshja paraprake mes 3 partive thotë se 1 mijë persona në muaj mund të lejohen t’I bashkohen familjeve të tyre që janë pranuar si refugjatë në Gjermani. Gjatë të premtes pritet një takim mes drejtuesve të Unionit Kristian Demokrat, Unionit Krisitan Social dhe Social demokratëve. Aty pritet të vendoset lidhur me kërkesat e anëtarëve të forcës politike që drejtohet nga Martin Shulc. SPD do të votojë për çdo marrëveshje përfundimtare për bashkëqeverisje me Merkel që mund të arrihet gjatë negociatave./abcnews.al