Dy partitë fituese të zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosje dhe LDK, nuk takohen as sot për të përmbyllur marrëveshjen për koalicionin e ri qeveritar.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, përjashtoi mundësinë e një bashkëqeverisjeje me partinë e Kurtit.
Lidhja Demokratike e Kosovës është duke vazhduar konsultat brenda partisë lidhur me bisedimet që ka zhvilluar deri më tash me Lëvizjen Vetëvendosje për një koalicon të mundshëm qeverisës ndërmjet këtyre dy partive.
Pas infomimit të kryetarëve të degëve të partisë, Isa Mustafa ka ftuar për nesër Këshillin Drejtues.
Nënkryetari i LDK-së Abdullah Hoti ka shfaqur shpresën për arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshje me LVV-në.
Më 26 dhjetor presidenti ka thirrut mbledhjen konstituive e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Kreu i AAK-së njëherit kryeministër në detyrë Ramush Haradinaj sërish ka përsëritur qëndrimin se partia e tij do të shkoj në opozitë.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mbajtur më 6 tetor të këtij viti, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit./abcnews.al