Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Partia anti CR7” te Portugalia/ Vazhdojnë kritikat ndaj Cristiano Ronaldo, kundër edhe shokët

schedule12:42 - 22 Qershor, 2026

schedule 12:42 - 22 Qershor, 2026

Portugalia po bëhet gati për ndeshjen e dytë të grupit, por zhgënjimi për debutimin zhgënjyes në “Botërorin 2026” nuk është zbehur. Nuk janë shuar as kritikat për Kristiano Ronaldo, I vendosur në shënjestër nga mediat në vend, komenteve të specialistëve dhe tifozëve në rrjetet sociale.

Sulmuesi 41 vjeçar bëri një paraqitje larg pritshmërive, madje u konsiderua si një problem për luzitanët. Ftesat që ai të “hapë krahun”, pra të qëndrojë në pankinë vazhdojnë në të përditëshmet portugeze, por “partia anti-CR7” duket se ka shtuar radhët edhe me pjestarë të skuadrës.

Në fillim Joao Mendez dhe së fundmi Francisco Conceicao kanë lënë të kuptohet se nuk janë të detyruar të ndjekin Cristiano Ronaldo dhe se ai është si gjithë të tjerët në ekip. Të gjithë e dinë që kjo nuk është vertetë, por gjithsesi deri përpara “Botërorit”, në kombëtaren e Portugalisë, këtë mund ta mendonin, por askush nuk guzonte ta thonte para kamerave.



Pavarësisht presionit në rritje, trajneri Roberto Martinez vazhdon të rezistojë dhe pritet t’i besojë sërish CR7 në ndeshjen e së martës kundër Uzbekistanit. Por ndryshe nga ndeshja kundër Congo ku dështoi në rolin e qendërsulmuesit, Ronaldo do të kthehet në abitatin e tij, në krahun e majtë të sulmit.

Për këtë levizje në formacion, trajneri Martinez duhet të sakrifikohë Pedro Neto, një nga më të mirët në sfidën e parë të Kupës së Botës, ndërsa ky parashikim vetëm sa i ka hedhur zjarr kritikave dhe polemikave që rrethojnë kombëtaren e Portugalisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!