Parlamenti zgjedh anëtarët e komisionit për mbikqyrjen e organeve të reja

schedule16:14 - 20 Shtator, 2018

schedule 16:14 - 20 Shtator, 2018

Parlamenti ka zgjedhur me votë të fshehtë gjatë seancës plenare katër nga pesë anëtarët e nevojshëm për ngritjen e komisionit të pavarur për Koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit përgjegjës për ngritjen e organeve të reja të drejtësisë bazuar në ndryshimet kushtetuese të 2016-s. Artan Spahiu, Irena Milo, Lindita Rusmajli dhe Sajmir Vishaj janë katër anëtarët që morën votën e ligjvënësit për anëtar të komisionit, i cili mbetet me një vend vaçantë.

Votimi erdhi pasi komisioni i ligjeve propozoi një listë me 9 kandidatë, të cilët bazuar në projektvendimin që përcakton mënyrën e zgjedhjes së këtyre anëtarëve, parashikonte votim me shumicë të thjeshtë. Komisioni ngrihet bazuar në nenin 288 të ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë i cili parashikon se ky komision ngrihet 15 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit të votuar në verën e 2016-s.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!