Parlamenti përjashton imputet bujqësore nga TVSH

schedule17:47 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 17:47 - 3 Dhjetor, 2018

Ndryshime janë parashikuar edhe në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar i miratuar në parlament ditën e enjte. Qeveria ka parashikuar heqjen nga TVSH-ja të imputeve bujqësore, por duke ulur në 6% vlerën e parashikuar për rimbursim të fermerëve që sot kap shifrën 20%.

Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar pas debatesh në komisionin e ekonomisë, parashikon disa ndryshime, të parashtruara në seancën plenare nga relatori Ervin Bushati.

“Përsa i përket furnizimit dhe shitjes së librave, TVSH nga 20 përqind shkon në 6 përqind. Autobusët që janë me furnizim elektrik TVSH shkon në 6 përqind nga data 31 Dhjetor deri në vitin 2021 dhe nga data 1 Janar në vitin 2022 shkon në 10 përqind. Pra për tre vjet do të jetë në 6 përqind. Furnizimi i makinave bujqësore, gjitrhashtu TVSH bëhet zero. Ka qenë për ato që importoheshin, por edhe për ato që sot tregtohen brenda tregut. Furnizimi i shërbimeve veterinare përjashtohet gjithashtu nga TVSH dhe bëhet dhe kjo zero”, tha Bushati.

Për të balancuar heqjen e TVSH-së nga imputet bujqësore.

“Ndërkohë norma  kompensimit për prodhuesit bujqësore nga 20 përqind shkon në 6 përqind”, u shpreh Bushati.

Për kreun e komisionit të ekonomisë Erjon Braçe, ligji duhet ndryshuar edhe më. Jo vetëm TVSH për librin të jetë e reduktuar në masën 6% pore dhe mallrat e destinuara për tu përdorur për realizimin e prodhimit të tij, dhe njëkohësisht është ligji ai i cili duhet të parashikojë listën e imputeve bujqësore të cilat me miratimin e tij përjashtohen nga TVSH-ja.

“Mund të ndodhë që të mos përfshihet gjithë gama e imputeve bujqësore që duhet të çlirohen nga TVSH”, tha Braçe.

Por propozimet e kreut të komisionit të ekonomisë u rrëzua dhe ligji u miratua sipas përcaktimeve të bëra nga komisioni i ekonomisë sëbashku me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj./abcnews.al