Parlamenti i Maqedonisë shqyrton sërish ligjin për gjuhët, pas refuzimit të dekretimit nga Ivanov

schedule11:40 - 23 Janar, 2018

schedule 11:40 - 23 Janar, 2018

Parlamenti  maqedonas do të marre sërish në diskutim javën e ardhshme ligjin e gjuhëve, i cili nuk u dekretua nga presidenti Ivanov. Kreu i shtetit ka bërë vërejtje për 19 nga 25 nenet e këtij ligji.

Vazhdimi i debatit për ligjin për gjuhët, të hënën do të jetë në rendin e ditës të seancës plenare në Parlamentin e Maqedonisë. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i parlamentit Talat Xhaferi.

Sipas tij, debati në lidhje me këtë ligj duhet të zgjasë deri në fund të javës së ardhshme, nëse në ndërkohë nuk arrihet propozimi për anëtarët e ri të qeverisë, së cilës do t’i jepet përparësi për shkak të aktualitetit.

Kjo është hera e tretë që ligji diskutohet në parlament, duke shkuar në seancë plenare pa u debatuar në komisioni. Amendamentet mund të paraqiten vetëm për nenet që presidenti Gjorge Ivanov dërgoi vërejtje pas refuzimit për të nënshkruar dekretin. Ai ka vërejtje për 19 nga 25 nene të Ligjit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!