Me shumicë dërrmuese, parlamenti finlandez miratoi sot projektligjin që i hap rrugën anëtarësimit të vendit në NATO.
Siç raporton Deutsche Welle , 184 deputetë votuan pro dhe vetëm shtatë kundër.
Miratimi nga parlamentarët finlandezë vjen në një kohë kur dy nga 30 vendet, anëtare të aleancës së Atlantikut të Veriut, Turqia dhe Hungaria nuk e kanë ratifikuar ende pranimin e dy vendeve nordike.
/abcnews.al