Parku i liqenit të Paskuqanit, zona e kthyer në destinacionin të preferuar të qytetarëve

schedule15:35 - 17 Mars, 2024

schedule 15:35 - 17 Mars, 2024

Pranvera tashmë ka mbërritur dhe ku më mirë se në natyrë shijohet ky mot i ngrohtë. Jemi në Paskuqan, në periferi të Tiranës dhe po shkojmë drejt një tjetër zonë të kthyer së fundmi në destancion të qytetareve të Tiranës, parku i liqenit të Paskuqanit. Le te shkojmë atje…

Liqeni ndodhet rreth 10 km larg qendrës së Tiranës, në veri të kryeqytetit. Për të shkuar atje ka disa rruge, nga zona e Bathores, apo edhe bulevardi i ri i Tiranës.

Përveç liqenit artificial, liqenit te Farkës, malit te Dajtit, dhe shume zonave te tjera ne periferi te kryeqytetit ku mund te pushosh larg zhurmës, liqeni i Paskuqanit është tashmë një destinacion i preferuar, që e kthen këtë zonë në një nyje të rëndësishme.

Liqeni i Paskuqanit shtrihet në një sipërfaqe prej 80 hektarësh. Investimet e viteve te fundit e kane kthyer atë në një zone atraktive, për të kaluar disa orë.

Dikur ky liqen ka shërbyer si ujëmbledhës. Ai është ndërtuar në vitin 1983. Pas viteve ’90 zona përreth nisi të popullohej nga banorë të ardhur kryesisht nga zonat veriore të vendit. Për  tre dekada mungesa e investimeve bëri që e gjithë zona të ishte në harresë.

Pas rehabilitimit, zona përreth liqenit është transformuar dhe iu shërben jo vetëm banoreve të zonës, por edhe qytetarëve të Tiranës, të cilët vinë këtu për të shijuar peizazhin.

Me ngrohjen e motit, kjo zonë po frekuentohet nga shumë qytetarë të Tiranës

“Dikur ka qenë shumë keq, e harruar, mbytur nga plehrat. Tani është bërë shumë bukur”.

“Sjell fëmijët të kalojnë disa orë dhe të luajnë. Është bërë shumë bukur. Nuk ka qenë kështu”.

Me familje, fëmije apo shoqëri, zgjedhin të kalojnë disa orë duke shijuar qetësinë që të ofron zona.

Disa për të bërë shëtitje, fëmijët për të luajtur, të tjerë për aktivitet fizik apo edhe për të peshkuar.

“Dal çdo ditë me bashkëshorten ecim 2-3 orë”.

“Është bërë një punë e mirë që duhet vlerësuar, ajo që s’më pëlqen janë cilësia jo e mirë e punimeve”.

“Po luaj me biçikletë. Është shumë bukur liqeni”.

Parku i liqenit të Paskuqanit pritet të marrë edhe më shumë zhvillim, pas përfundimit të projektit të bulevardit të ri të kryeqytetit, që e sjell këtë zonë atraktive edhe më pranë qytetareve të Tiranës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!