Parku i Divjakës mbushet me nuse dhe turistë të huaj

schedule13:30 - 16 Shtator, 2018

schedule 13:30 - 16 Shtator, 2018

Divjaka ka pritur këtë fundjavë një numër të lartë të çifteve të sapomartuar që realizonin videoklipe, pasi laguna është një nga vendet më kreative. Gjithashtu shumë të huaj kanë shijuar parkun çka u ka lënë mbresa dhe përshtypje të mira.

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që Divjaka të popullohej kaq shumë nga nuset e veshura me të bardha. Është frekuentuar gjithmonë për plazhin, por Laguna këtë vit u kthye në vendin më të pëlqyer nga të sapomartuarit për të realizuar videoklipe.

Dhëndri: “Shumë gjë e bukur. Është hera e parë për ne këtu”.

Gazetarja: Çfarë ju pëplqen më shumë?

Nusja: “Pylli, vendi i qetë, deti, çdo gjë”.

Është e pamundur që të vizitosh Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe të mos provosh të futesh nëpër pyll. Për dy km ecet mbi pasarelën e drunjtë, nga ku mund të shkrepesh fotot më të bukura. Varka të mbushura me turistë të huaj, udhëtojnë nëpër kanalet e lagunës së Karavastasë përgjat 7 km. Duhet të presësh gati një orë, që të gjesh një tjetër për të nisur udhëtimin e radhës.

Turistët janë nga Çekia dhe Lituania. Përveç bukurisë që natyra i ka fal kësaj zone, ata janë entuziastë për mikpritjen vendase. Kjo vajzë lituaneze kthehet pas katër vitesh në këtë vend dhe thotë se gjithçka është ndryshe, e bukur dhe e pastër.

Turistja: “Është shumë bukur këtu”.

Turisti: “Është shumë më mirë se sa prisja”.

Ndërsa për gjithë vitin 2017, numërohen 380 mijë shqiptarë dhe 28 mijë të huaj, shifrat këtë vit janë më të larta. Vetëm gjatë muajit gusht ky park ka të regjistruar rreth 200 mijë turistë, të cilët kanë qëndruar më shumë se një ditë në zonë. /abcnews.al

Gazetare e ABC News, Lushnje: Anila Sefa

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!