TIRANË- ZëvendësKryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë dhe grantit për financimin të projektit për ndërtimin të parkut fotovoltaik të Belshit.
Ajo tregoi procedurat, afatet dhe vlerën e investimit të projektit në fjalë.
“ Ky është një projekt shumë i dashur për ne të ministrisë, sidomos për KESH. Është ngjizur në periudhën e krizës energjetike, ku BE dhe përfaqësuesit e BE hapën një thirrje për projekte të dedikuara për ngritjen e kapaciteteve për projekte të rinovueshme.
Kjo thirrje rezultoi e suksesshme për ne, sepse arritëm të marrin një mbështetje granti, 9.58 milionë euro, që është 23% e vlerës së investimit, ndërkohë e shoqëruar nga një hua nga BERZH, që ekuivalon në 30 milionë euro.
BERZH, që tashmë partner i konsoliduar në sektorin tonë energjetik. Projekti ka afate të mirëcaktuara, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes do të përgatitemi për thirrjen ndërkombëtare për ndërtimin e këtij parku. Kompania fituese duhet të që brenda 6 muajsh duhet të dorëzojë projektin e detajuar dhe më pas 12 muaj janë të mjaftueshëm për ndërtimin e kësaj vepre”, tha ajo./abcnews.al