Parkimi në Lezhë, nga janari 50 lekë ora

schedule13:27 - 6 Dhjetor, 2017

schedule 13:27 - 6 Dhjetor, 2017

Parkingjet me pagesë në Lezhë do të jenë fakt që në fillim të vitit të ardhshëm. Këshilli bashkiak i Lezhës i ka hapur rrugë projektit te paraqitur nga bashkia që planifikon parkingje me pagesë në sheshin Gjergj Kastrioti, bulevardin Gjergj Fishta, rrugën Luigj Gurakuqi dhe rrugën para gjimnazit.

Vetëm 20 minuta parkim do të jenë falas në Lezhë.

Kjo për të favorizuar qytetarët në një shërbim të shpejtë.

Pjesa tjetër do të kushtojë 50 lekë ora për periudhën  nga ora 7:30 deri në 16:30.

Dhe çdo territor i Lezhës pas Janarit do të jetë me pagesë.

Këshilli bashkiak i Lezhës i hapi rrugë projektit për parkingje me pagesë, në sheshin Gjergj Kastrioti, bulevardin Gjergj Fishta, rrugën Luigj Gurakuqi dhe rrugën para gjimnazit.

Keshilltarët pro vendimit thanë se rrugët në periferi të qytetit, që realisht i bie të jetë jo më shumë se 500 metra nga qëndra, janë bosh kurse sheshi dhe rrugët pranë institucioneve në kaos.

Përfaqsuesi i bashkisë i pranishëm për të mbrojtur projektin tha se tarifimi do të kryhet vetëm për periudhën e punës nga ora 7:30 deri në 16:30 dhe pas këtij orari çdo parking do të jetë i lirë.

Kalimi me pagesë për dy sheshe dhe dy rruget kryesorë pritet ti jape të ardhura bashkise se Lezhës, e cila premton se  do t’i përdorë për të përmirsuar infrastrukturën rrugore./abcnews.al

 

https://youtu.be/bbo6y_lGWtU