Park zoologjik në shtëpi/ I apasionuar pas shpendëve dhe kafshëve, 30 vite me to

schedule15:56 - 23 Nëntor, 2023

schedule 15:56 - 23 Nëntor, 2023

Nuk është kopsht zoologjik, as dyqan shpëndësh, por oborri i një shtëpie private në Tiranë.

Edi Çeliku rreth 30 vite më parë e nisi me nje kanarinë, sot numëron disa të tilla.

E jo vetëm kaq, por dhe skifterë, fazanë, sorra,  pallua, mjelma,  disa lloje pëllumbash e papagajsh.

Shumë shpendë të tjerë.   Aq sa sot i ka humbur numëri i saktë.  Mes tyre ka 50 breshka, kavie e qen…

Por më i veçanti për të  është Zago, papagalli bishtkuq që e thërret në emër.

Siç ju ka vënë emrat të ndryshme kanë dhe dëshirat.

Edi nuk kursen  as kohën e sa  paratë për t’ja plotësuar.    Rreth katër orë çdo mëngjes I kalon këtu.

Ajo që merr mbrapsh është  kënaqësia.

Kënaqësia nuk është vetëm e tij por dhe e shumë të tjerëve

Para nisjes për në kopshtë e shkollë  apo  kthimit në shtëpi ndalesa e parë e fëmijëve të lagjes është këtu.

Dera e Edit qëndron e hapur, për ta e për çdo të pasionuar tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!