Le të marrin shembull nga vetja. Nëse ka një ekip që e ka mundur Paris SG me 3 gola diferencë, aq sa duhet sonte për të shkuar në kohën shtesë, ky është vetë Çelsi.
Blutë e Londrës i dhanë një dru të shëndoshë kampionëve të Europës në finalen e Kupës së Botës për klubet korrikun e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fituan trofeun.
Ai sukses 3-0 do të jetë ylli polar i anglezëve në përballjen e orës 21:00 në stadiumin “Stemford Brixh”, edhe pse dihet se do të jetë shumë e vështirë.
PSG ka ardhur në formë pikërisht tani, menjëherë pas humbjes në Ligën e Parë të Francës ndaj Monakos, dhe karakteri I trajnerit Luis Enrike është një nga arsyet kryesore për këtë, plus edhe yjet e ekipit si Dembele, Kvarackelia, Ashraf Hakimi, Due, Nevesh apo Vitinja.
Çelsi do të jetë pa kapitenin Risi Xhejms, me 3 mungesa të tjera ndërsa Estevao dhe Malo Gusto janë në dyshim.
Për më tepër, Blutë u mundën në fundjavë në shtëpi në Premier Ligë nga Njukasëlli, pra nuk janë me moralin më të mirë, ndonëse mund të marrin zemër nga fakti se në “Parkun e Princave” luajtën shumë mirë dhe u dënuan nga gabimi I portierit dhe nga episodet.
Po fituesit në fuqi të Championsit?
Luis Enrike, dy herë kampion i Europës me Barcelonën e PSG-në, mori një dhuratë nga Liga e Parë sepse ekipi i tij u la pushim në fundjavë për të qenë I freskët.
Mungesat e vetme janë Fabian Ruiz and Nxhantu janë mungesat e vetme.
Tekniku spanjoll deklaroi se pret të vuajë në “Stemford Brixh”, ndonëse francezët kanë formë shumë të mirë jashtë fushe dhe ka humbur vetëm një nga 9 ndeshjet e fundit në Angli./abcnews.al


