Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Paris SG, “luftë” para finales/ Donnarumma dhe “Topi i Artë” shqetësojnë kampionët francezë

schedule13:00 - 12 Gusht, 2025

schedule 13:00 - 12 Gusht, 2025

Sezoni historik I kurorëzuar me fitimin e Champions League është vetëm një kujtim te Paris SG.

Vigjilja e sezonit të ri i gjen kampionët francezë të përçarë në dhomat e zhveshjes, në një atmosferë që mediat në vend e cilësojnë si një katastrofë.

Çështja “Donnarumma” dhe gara për “Topin e Artë” kanë prishur qetësinë në skuadrën e drejtuar nga Luis Enrike.



Pavarësisht se ishte një nga protagonistët e edicionit të fundit, portierit Italian I është treguar dera, duke u lënë jashtë ekipit për finalen e Superkupës së Europës, në program mbrëmjen e së mërkurës.

Shkak është bërë vendimi i Donnarumma për të mos rinovuar kontratën dhe një vit nga skadenca, te Paris SG nuk duan të jetojnë një tjetër situatë si ajo me Mbappe, që u largua drejt Real me parametra zero.

Një problem i madh, por jo në nivelin e mërive që kanë nisur të dalin në pah pas publikimit të listës së zgjeruar me 30 kandidatët për “Topin e Artë”, ku në garë janë tetë lojtarë parizienë.

Megjithëse jo zyrtarisht, klubi mbështet Ousmane Dembele, që në fakt shihet edhe mes favoritëve për trofeun.

Por lojtarë si Ashraf Hakimi nuk e kanë pritur mirë këtë gjë, ndërsa publikisht nuk i kanë fshehur ambiciet personale.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat franceze, kjo ka sjellë një përplasje të heshtur dhe përçarje në dhomat e zhveshjes, në vigjilje të sezonit të ri, që nis me një finale të rëndësishme, siç është ajo kundër Tottenham për Superkupën e Europës. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!