Skuadra shqiptare e përfaqësuar me tetë sportisë së bashku me trajnerët dhe zyrtarët e federatave kanë mbërritur në Paris, ku do të jenë mes 10,500 sportistëve nga e gjithë bota.
Në Paris zhvillohet edicioni i 33 të Lojërave Olimpike. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, pamje të momentin kur skuadra shqiptare ka mbërritur në Paris.
“Luiza Gega, Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev, Chermen Valiev, Franko Burraj, Manjola Konini, Kaltra Meça dhe Grisi Konxhaku do të garojnë në disiplina të ndryshme sportive duke synuar një medalje për Shqipërinë edhe në këtë kompeticion të rëndësishëm botëror”, shkruan më tej kryeministri Rama.
/abcnews.al/