Parcela me trëndafila në Elbasan, fitimet e ulëta të një pune disa vjeçare

schedule10:26 - 6 Qershor, 2020

schedule 10:26 - 6 Qershor, 2020

Dikur Elbasani shquhej si qyteti i luleve por sot ky emër është venitur.

Në qytete mungojnë lulet që i kishin hijeshi qytetit.

Sot përgjatë aksit Elbasan-Labinot Fushë, në një tokë të marrë me qira nga një familje, është bërë një punë e mrekullueshme, sa i përket kultivimit të trëndafilave.

Me shitjen e trëndafilave jetojnë dy familje.

Por fitimet janë të ulëta nëse krahasohet me punën disa vjeçare për ti rritur ato.

Dy familjet përkujdesen për një parcelë e cila është ngritur me paratë e mbledhura nga emigracioni.

“Biznesin e nisi burri i motrës, punoi në Greqi dhe e hapi këtu”, thotë Valbona, një prej  motrave që punon në këtë biznes.

Valbona tregon se sa kohë duhet që këto trëndafila të veçantë të bëhen gati për treg.

“Këto trëndafila duan shumë punë, një rrënjë do 3 vjet të rritet në një madhësi të caktuar. Ngjyrat e trëndafilave bëhen me shartesë”, thotë ajo./abcnews.al