Shumë emra ndodhen në listën e drejtuesve të Juventusit për përforcimin e skuadrës. Një prej tyre është Sandro Tonali, një nga talentet më të mëdhenj të futbollit italian. Mesfushori është pjesë e Brescias dhe presidenti Cellino ka refuzuar çdo ofertë deri në këtë moment.
Bardhezinjtë i janë rikthyer pistës së 19-vjeçarit dhe kanë gati një ofertë për klubin e “Dallëndysheve”. Tuttosport raporton se Fabio Paratici ka gati para dhe dy lojtarë për të siguruar shërbimet e Sandro Tonalit.
Drejtori sportiv i Juventusit i ka propozuar Brascias lojtarët Han Kwang-Song dhe Dany Mota Carvalho dhe një shumë parash që nuk është përcaktuar ende. Sulmuesi korean është pjesë e Juventus B në Serie C, aty ku po aktivizohet edhe Dany Mota, sulmuesi 21-vjeçar i lindur në Luksemburg. /abcnews.al