“Paratë o në kazino, o me k**va”, ish-deputeti shqiptar: Historia me prostitutën te liqeni dhe pazari i dështuar

schedule15:39 - 28 Prill, 2022

schedule 15:39 - 28 Prill, 2022

Ish deputeti dhe gazetari i njohur Mitro Çela vijon të publikojë pasazhe pikante nga jeta e tij.   Me nota humori dhe doza ironie, ai sjell disa rrëfime të shkurtra ku nuk nguron t’i shkruajë me sinqeritetin e moshës.

Më poshtë po përcjellim një prej shënimeve të tij të fundit ku rrëfen përballjen me një punonjëse seksi gjatë një shëtitje.

Postimi i plotë

Më pëqen nata buzë liqenit. Eci. Mendoj. Bëhem si puna e Budës: Përtyp ide! Nuk di pse mu kujtua Stalini.

Në veprat e zgjedhura kishte botuar një letër. Ja dërgonte një grua. I shkruante nga një kolkoz, që ishin si biçim kooperativat tona bujqësore…

Kisha arritur tek Gjiri i Kuvave…(E ka zbuluar dhe emrin ja ka vënë Edi Rama…)

Kur frap nga shkurret doli një meso burrë. Në dorë mbante kandarin. E laçkaviti, ngriti xinxhirin dhe u largua me vrap.

-Normale,-mendova.-Ikin vitet. Dobësohen frenat dhe burri hap shalët mes drizave…

Pa tretur mendimet, nga shkurret ja bëhu një grua:

-Ku shkoi i paudhi. Bëme pazar. 10 mijë lekë. Kur mbaroi punë, më hodhi turinjve 5 mijë lekë dhe çau ferrat! Por koka bën koka pëson: Merr paratë, pastaj jep plaçkën.

-Je zonjë me tru!

-Po më pëlqen. Me ty ja vlen të bëj skonto 50 përqind…Hajde!

-Jam 74 vjeç. Nuk më ngre kandari. Është rritur çmimi i viagrave-70 për qind. Na mori në qafë lufta e Rusisë me Ukrinën…

-Lere Ukrainën në hallin e vet. Goja dhe gjuha ime ngjallin të vdekurin nga varri dhe jo më kandarin tënd, që ka rënë në gjumë si gjarpër!…Hajde të shohësh Amerikën. Sepse e di mirë: gratë e sërës tënde një zanat dinë: cip mbi cip!

-Turp është por jam me SID-ë.- Fola sipas variantit të një barcalete!

-Leri broçkullat! Edhe sikur të jesh me sifilis, sëmundja nuk merret nga goja, por nga zogu! Futu në kaçube!

-E di sakllam! Ma ka ënda. Por nuk kam asnjë koqe leku në xhep!

-Po fol, se më nxorre xhanë. Me këtë surrat, gruaja ta bën mirë që nuk të jep…protofolin. Ti, paratë, do i çosh o në kazino, o do shkosh me kurva! Por mua më merr të keqen. Jam zonjë…
U largua. Nisa të eci. Mendja u kthye tek letra e gruas për Stalinin.

-Shoku Stalin! Jetoj ne fshat. Kam tokë dhe lopë. Më erdhën në shtëpi dy burra. Me nishane. Më thanë:

-Mall e gjënë do e futësh në kolkoz!
Ngrita fustanin dhe u thashë:

-Ja ku e kam kolkozin!

Ikën. Pas disa ditëve më erdhi një kartë. Me firmë e vulë. Më quanin: Kulake!

-Shoku Stalin! Më bën derman?!

Vetë Stalini, shkruan. Porosita. “Të falet! E ka një kolkoz! Le ta punojë!”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!