Një shqiptar është dënuar me 32 muaj burg në Britaninë e Madhe për shkak se akuzohet për drogë.
Bëhet fjalë për Oresti Kyriakos 28 vjeç. I riu shqiptar është arrestuar më 27 prill pasi gjatë një kontrolli nga policia, atij iu gjet një çantë me kokainë ndërsa në banesë po ashtu ju zbuluan edhe një sasi prej 14 mijë paund që dyshohet se vinin nga shitja e lëndës narkotike.
Shqiptari para trupës gjykuese është shprehur se këtë aktivitet kriminal e kryente pasi i duheshin para për kurimin e babai që sipas tij ishte i prekur me kancer.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Britaninë e Madhe, shqiptari në total kishte 347.6g kokainë që vlerësohej se kishte një vlerë midis 11,120 £ deri në 14,800.
“Paratë po dërgoheshin në Athinë sepse fatkeqësisht babai i tij ka kancer dhe kërkon trajtim privat që kushton”, tha avokati. /abcnews.al/