“Paratë jo gjithçka”, talenti i Barcelonës reagon: Askush s’e di të vërtetën!

schedule16:07 - 21 Gusht, 2021

schedule 16:07 - 21 Gusht, 2021

Ilaix Moriba nuk po pranon të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën dhe me gjasa ai do të qëndrojë në tribunë deri në fund të sezonit. Të riut një situatë e tillë nuk i shkon askush për shtat.

Në lidhje me të më parë kishte folur edhe trajneri Ronald Koeman, i cili shprehej: “Kam folur me Ilaix dy a tre javë më parë. I jam drejtuar më shumë si njeri i thjeshtë sesa trajner i Barçës. Situata e tij është e tmerrshme. Ai është e ardhmja e klubit, por ai nuk është me ne.

Unë e di çfarë klubi dëshiron t’i ofrojë këtij lojtari. Këshilla ime është se paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme. Duhet të luash në ndeshje që të rritesh si lojtar.

Jam shumë i zhgënjyer me të dhe agjentët e tij. Besoj më shumë në futboll sesa në kontrata, paratë nuk janë aq të rëndësishme për një 18-vjeçar”.

Ilaix ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke përcjellë me shumë mundësi edhe një mesazh për trajnerin Koeman: “Mijëra thashetheme dhe askush nuk e di të vërtetën”.

Ilaix Moriba ka edhe një vit kontratë me Barcelonën dhe pas tij raportohet se janë vënë dy klube, Manchster City dhe RB Leipzig. /abcnews.al