Parashikon të ardhmen me fasule, shqiptarja: Njerëzit më vijnë më shumë për çështje të fatit

schedule10:48 - 20 Shkurt, 2023

schedule 10:48 - 20 Shkurt, 2023

Suada Abazi është parashikuesja e fatit nga Kosova që është bërë virale kudo në rrjet, pasi shikon të ardhmen me fasule. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se kjo është diçka  e lindur, të cilën nuk mund ta praktikojë te familjarët e saj.

Abazi ka zbuluar se njerëzit kërkojnë më shumë të dinë rreth çështjeve të fatit, apo probleme që kanë.

Është një taktik që rrallëkush e ka. Nuk është e mësuar në internet, apo në ndonjë libër. Thjesht është një trashëgimi nga gjyshet apo stërgjyshet, para meje.

Dëshira vjen brenda teje dhe të jep një sinjal që diçka nuk është në rregull. Kam dashur të shoh ato gjëra që tjetër kush nuk i sheh. Edhe një ditë isha duke ndejtur me një shoqe dhe i thash që do të shoh fasulet. Edhe kjo është një zgjedhje natyrale, një dhuratë themi ne që pakkush e ka, por unë edhe më herët e shpjegova që nuk e kam përmes internetit apo përmes librave. Kjo është vetë natyra ime. Janë vetëm fasulet e bardha të thjeshta, nuk ka lidhje a është i bardhë apo i kuq.

Të afërme të mi unë nuk i shikoj kurrë fatin sepse janë gjaku im. Nuk mundem të ndërhyjë përmes tyre. Mund t’i shikoj vajzës së tezes, por vëllait apo nënës jo. Unë jam kjo, nuk e lodh trurin se çfarë thonë njerëzit, unë jam mësuar të jap pozitivitet dhe jo negativitet. Me disa mënyra me i ndihmu se ku është problemi i tyre, e kanë sëmundje, apo e kanë nga një dorë e zezë, jo për t’i shkatërruar, thjesht për t’i informuar.

Njerëzit më vijnë më shumë për fatet apo humbjet, apo kanë probleme që nuk i hapet rruga, sukseset. Për këto gjëra vijnë. Më vijnë për çështje profesionale dhe për çështje zemre, 50 me 50”, u shpreh ndër të tjera ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!